Pedagogu i njohur dhe këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, ka reaguar ashpër ndaj video-skandalit të regjistruar në Parlament ku pratagonist janë deputeti demokrat Ervin Salianji dhe shtetësja G.D të cilët janë kapur duke shkëmbyer mesazhe erotike me njëri-tjetrin.
Topollaj përmes disa postimeve në rrjetin social Facebook shkruan se ky nuk mund të jetë përfaqësim dinjitoz i demokratëve shqiptarë në Kuvend dhe se Partia Demokratike duhet të djegë mandatet e tyre në këtë ngjarje skandaloze.
Këshilltari i PD-së sqaron se filmimi nga ana e medias nuk përbën asnjë shkelje privatësie duke e argumentuar qëndrimin e tij edhe me nenet konkrete.
Ndërkohë ai ka adresuar me argumenta edhe një mesazh për politikën dhe median që hesht përpara një skandali të këtyre përmasave.
“Nese eshte e vertete, kjo tejkalon cdo borxh qe i keni demokrateve. Ky nivel smund te jete perfaqesuesi im dhe i demokrateve shqiptare ne kuvend.
Keshtu si eshte katandisur grupi parlamentar i PD, me e mira qe mund te bejne per demokratet por edhe vendin eshte djegia e mandateve te deputeteve.
Te pakten keshtu provokojne nje krize politike dhe kane mundesi ti fshihen opinionit sadopak, se sa me shume i njohim aq me shume na habisin.
Neni 23 i Kushtetutes per te gjitha ata qe denojne nxjerrjen ne publik te komunikimeve te deputeteve dhe keshilltareve bashkiake.
Eshte e drejte themelore kushtetuese e cilit do qytetar te informohet per cdo veprim, akt, fjale etj qe bene apo kryen deputeti apo keshilltari bashkiak brenda salles ku zhvillihen mbledhjet e Kuvendit apo Keshillit Bashkiak, qofshin keto edhe thellesisht personale. E percakton Kushtetuta, ne piken 3 te nenit 23,” nënvizon Topollaj.