April 26, 2024

Genc Ruli për Çështjen “CEZ” dhe Prokurorinë: Është një proces i iniciuar politikisht

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, po flet mbi hetimet për privatizimin e CEZ dhe dëshminë e tij në Prokurori. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli tha se procesi i nisur së fundmi për këtë çështje i iniciuar politikisht.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Ruli u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë shpjegime për aferën CEZ. Në studion e “Neës24”, Ruli do të flasë edhe për reformën në drejtësi, si dhe raportin me Bashën e Berishën.

Sa i takon çështjes CEZ, kujtojmë se dosja u mbajt për afro dy vite në duar nga prokuroria e Tiranës dhe në përfundim firmosi për pushimin e çështjes.

Pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim, duke lënë detyra konkrete për grupin hetimor.

Në këtë kuadër, krahas marrjes së dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, prokurorët e panë të nevojshme të thërrasin për sqarime edhe ish-ministrin Ruli, emri i të cilit u përmend nga dëshmitari Romeo Kara.

Veprimet hetimore për këtë çështje, po zhvillohen në sekret të plotë dhe larg vëmendjes së medias, e kjo duket nga fakti se prokuroria po shfrytëzon orët e vona të mbrëmjeve, me shpresën për të hedhur dritë mbi aferën korruptive. (Balkanweb)

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com