November 24, 2024

Reagon Aulona Musta mbi filmat vizatimor skandaloz

Disa orë më parë, Aulona Musta publikoi në Instagram një video, të cilën ia kishte nisur një nënë shumë e shqetësuar për përmbajtjen e saj.

Siç shpjegon Musta në përshkrim, nëna në fjalë po e shihte përrallën e filmuar me të bijën katër vjeçare dhe mbeti e terrorizuar nga ç’pa.

 Filmi i animuar flet për një mbret, i cili i kishte premtuar të shoqes para se të vdiste, se do të martohej vetëm me një grua më të bukur se ajo.

Pasi kërkoi e kërkoi, mbreti doli në përfundimin se e vetmja më e bukur se gruaja e tij e ndjerë ishte e bija dhe se duhet të martohej me të. Edhe e bija, edhe ndihmësi i mbretit e kundërshtuan këtë vendim. Videoja ndërpritet aty, por reagimet e ndjekësve të Mustës në Instagram jo.

Të gjithë e quajtën të tmerrshme, a skandaloze dhe prindër të tjerë treguan historitë e tyre po me të njëjtën përrallë. Dikush kërkoi ndërhyrjen e Autoritetit të Mediave.

Ndërsa dikush tjetër shprehu një shqetësim akoma më të gjerë në përmbajtjen e filmave për fëmijë shkruan Anabel.

Përralla vetë është e vjetër dhe gjendet në versione të ndryshme, me një të përbashkët: Vajza i kërkon të atit tre sende të pamundura për t’u gjetur dhe me ndihmën e tyre arratiset prej tij ditën e dasmës. Në fund, princesha martohet me një tjetër mbret.

Në versionet moderne të përrallës është përshtatur marrëdhënia mes babait dhe të bijës, duke e kthyer në fëmijë të adoptuar dhe jo biologjik.

Siç tha dhe një nga komentuesit përmendur më lart, problemi me filmat për fëmijë është më i gjerë se kaq. Jo shumë kohë më parë, në YouTube u zbulua skandali me videot e animuara, me fabula shqetësuese dhe eksplicite.

Të ngarkuara në YouTube Kids, një vend që supozohej të ishte i sigurt për fëmijët, videot shfaqnin personazhe si Peppa Pig që torturohet nga dentisti, që pi acid; Spiderman që ngacmon vajza në bikini; Fantazma ha Lightning McQueen, etj. Që nga momenti i shpalosjes së këtij problemi, YouTube deklaroi se do të tregohen më të vëmendshëm në lidhje me kontentin që shkel rregullat e platformës.

Problemi mesa duket ka tejkaluar kornizat e internetit dhe ka gjetur rrugën drejt televizionit. I dubluar dhe i qartë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com