November 23, 2024

Pollo i drejtohet Vlahutin: A është informuar Brukseli për kanabisin…

Kryetari i Komisionit Kuvendor të Integrimit Genc Pollo ishte sot i pranishëm në Komitetin e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE. Në fjalën e mbajtur ai ka ngritur problemin e kanabisit.

Ai iu drejtua ambsadores së BE Vlahutin nëse Brukseli është informuar për situatën e kanabisit.

Deklarata e Pollos:

Cili do të jetë vendimi në qershor për hapjen e negociatave, ne nuk e dimë dhe shpresojmë të jetë pozitiv,  por kam një pyetje për delegcionin e bashkimit Europian edhe në vijim të pyetjeve që dëgjova më parë.

Në deklaratën e Stabilizim Asocimit të kryesuar nga zonja Mogherini për palën e Bashkimit Europian të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar flitet për rezultate positive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe kjo më duket se bie në kundërshtim me raportin e Europolit publikuar tre javë më vonë i cili vlerëson se Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor të trafikuar në Bashkimin Europian.

Po kështu janë negative raportet e vitit 2017 të Qendrës Europiane të Monitorimit për drogën në Lisbon si dhe për zyrën e kombeve të bashkuara për drogën që janë në fakt këmbana alarmi ç’ka publiku shqiptar e sheh mbi baza ditore dhe javore tone kanabisi të kapura nga policia italiane dhe greke. Dhe ekspertët besojnë që mungesa e kultivimit dhe shkak i mbiprodhimit të vitit të kaluar.

E njëjta gjë në vjeshtën e 2016 në Këshillin e Stabilizim Asocimit apo në raportin vjetor të Komisionit Europian ose nuk përmendet problem ose i referohen luftës  të intesifikuar kundër tij në atë kohë të udhëhequr nga Saimir Tahiri.

Ndërkohë që po në atë vit raporti I strategjisë ndërkombëtare të kontrrollit të narkotikëve, Departamenti Amerikan i shtetit  për të thënë një shembull, flet për një rritje 5-fish të kultivimit të kanabisit, ndërsa në Shqipëri njerëzit shikonin gjithandej kanabizimin.

Duhet  të mendojmë që ka patur Brukseli  informacionin e duhur dhe objektivën e plotë për këtë çështje.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com