November 24, 2024

Meta pret delegacionin e PE: Prioritetet kyçe për rrugën e reformave dhe sundimin e ligjit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim delegacionin e Parlamentit Evropian që merr pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, deputetët Monica Macovei, Elly Schlein, Eduard Kukan dhe Vladimir Urutchev.

Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e përtërirë të BE-së për të ofruar një perspektivë të sigurtë anëtarësimi për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nga ana tjetër, siguroi për vokacionin solid evropian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë dialogut politik ne funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe në rrugën e reformave dhe të forcimit të sundimit të ligjit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com