Krenar Krasniqi aktiv si gjithmonë, kësaj here vjen me një potpuri nga sofra

Ai është një ndër këngëtarët me të kërkuar të momentit. Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtetë. Krenar Krasniqi është këngëtari i cili ka kohë që ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, si një premtim serioz që i bëhet të ardhmes.

Me zërin e ti të ëmbël e melankolik ka befasuar në secilin interpretim të tij. Potpuria e fundit nga Krenar Krasniqi është e realizuar në formë perfekte. Potpuri me këngë të pavdekshme që menjëherë pas lansimit është ndëgjuar mjaft shumë, ku për një kohë të shkurtër ka kapur shifra të larta klikimesh shoqëruar edhe me komente pozitive. Përndryshe këngëtari në fjalë ka paralajmeruar për fansat e ti që shumë shpejt do publikoj baladën e re, kënge kjo që është punuar nga Wirusi, dhe sipas gjitha gjasave do jetë hiti i radhës nga këngëtari.

Facebook Comments