April 20, 2024

Klosi: Do bëjmë kallëzim penal për të gjithë ata që firmosën

I ftuar këtë të hënë në “Opinion”, të Televizionin Klan, Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi paralajmëroi se të martën do të ketë kallëzim penal për të gjithë ata që kanë hedhur firmën për ndërtimin e HEC-ve në Kanionet e Osumit.

Ministri theksoi se qeveria nuk do të lejojë shkatërrimin e një prej ujëvarave më të bukura në vend, pavarësisht fitimeve.

“Edhe sikur të fitoheshin 100 milion dollarë ajo nuk duhej bërë dhe nuk do të bëhet”, theksoi Klosi. Ministri u shpreh se është “analizuar i gjithë dokumentacioni dhe vendimi do të dalë këto ditë, ndërsa kallëzimi penal do të bëhet që nesër, për të hetuar të gjithë linjën”.

Më tej Klosi u shpreh se ka qenë kompania ajo që ka paraqitur koordinata të gabuara, duke manipuluar shtetin që t’i jepte lejen për shfrytëzimin e ujit. Ministri theksoi se është vënë re një falsifikim i lejes mjedisore, pasi ndërtuesi e ka marrë lejen për të ndërtuar diku dhe është zhvendosur diku tjetër.

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon