Kreu i grupit të LSi, Petrit Vasili, ka ironizuar deklaratën e fundit të Ramës apo më mirë premtimin e tij më të fundit, ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar.
“Ha ha ha, – qesh me ironi Vasili në shënimin e tij. – Kryeministri thotë se do bëjë Teatrin!!! Unë si qytetar i vjeter i Tiranës po pres me padurim të mbarojë kinema “Republika”, që na premtoi ky kryeministër kur ishte kryetar bashkie, 15 vjet më parë.
S’ka mbaruar akoma. Ishalla mbaron sa të jemi gjallë, se ky të gënjen edhe përtej vdekjes,” nënvizon po me ironi, Vasili.