Ka nisur sot dita e dytë e punimeve e sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit dhe fjalën e kanë marrë deputetët e opozitës shqiptare. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se “20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion dhe OSBE/ODIHR ka kërkuar të merren masa për shitblerjen e votës. Nga përgjigjet për çështjen Tahiri ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shitblerjen e votave”.
Deputetja e PS, Vasilika Hysi, deklaroi se ‘ka pasur ashpërsim të vendimeve për shitblerjen e votës’.
Dita e parë e punimeve u zhvillua dje në Kuvendin e Shqipërisë, dita e parë e sesionit të 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE
Të pranishëm në punimet e sesionit të parë të punimeve ishin: Ministri për Evropën, Ditmir Bushati, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, anëtarët e komitetit nga parlamentit evropian si edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.