November 25, 2024

Balla nxjerr zbuluar Ramën, flet përpara Komitetit të Stabilizim-Asociimit si Prokuror i Përgjithshëm

Thelbi i Reformës në Drejtësi, në përmbajtje dhe në frymë ishte largimi përfundimtar i duarve të politikës, nga prokuroria dhe gjyqësori. Por tani në prag të nisjes së zbatimit të saj, që me emërimin antikushtetues të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, e deri te mënyra sesi u zgjodhën anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, po duket qartë se shumica socialiste e ka marrë krejtësisht atë nën kontroll.

Eksponent të shumicës parlamentare, madje nuk e fshehin më fare se janë ata që urdhërojnë dhe diktojnë se kush do të arrestohet dhe kush jo.

Kulmi u arrit sot nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili edhe në sy të ndërkombëtarëve u shfaq hapur në rolin e kryeprokurorit, kur dha lajmin, se në ditët në vijim do të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta. Kë të deklaratë, Balla, e bëri gjatë takimit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE që po zhvillohet në Tiranë.

“Në vazhdim do të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta”, tha Balla plot kompetencë në ditën e dytë të tryezës.
 

Facebook Comments

MineralHygienics.com