November 23, 2024

Ahmetaj: Një vit burg baras me 2 vite punë!

Ligji për ish të burgosurit politikë do të ndryshojë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë.

Tashmë do të ketë njohje automatike të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra, një vit burg do të njihet si dy vite pune, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve.

“Arsyeja e vonesave në bazë të ligjit 7514 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione. Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet. Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët  drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht. Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”,tha zoti Ahmetaj.

Sipas ministrit janë 264 vetë që përfitojnë nga ndryshimi i këtij ligjit. Ahmetaj bisedoi me një grup ish të përndjekurish në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com