Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur paradite në takim, Komisionerin për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulous. Pritet dalja e tyre në një konferencë shtypi.
Komisioneri i BE-së dhe delegacioni i tij shoqërohen nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
Pas Xhafajt, Avramopoulos do të takohet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati si dhe me kryeministrin Edi Rama.
Një takim i Avramopoulos është paralajmëruar jozyrtarisht edhe me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos.