Kurani nuk lë asnjë dyshim: surja numër 5, rreshti i ‚6, mes tjerash, thotë: «O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje». Por në Kuran nuk thuhet asgjë për larjen e sqetullave apo për të bërë dush pas punës së lodhshme dhe që të djersin.
Në Arabinë Saudite, një vend ku kryesisht mban vapë e madhe, problemi i djersitjes dhe i erës së keqe që shkakton ajo në trupin e njeriut është vërejtur ngaherë, por tani autoritetet duan të ndërmarrin masa konkrete kundër saj, shkruan DP. Një nismë e Këshillit të Shurës, një organ me 150 anëtarë që këshillon Mbretin, ka përgatitur një projektligj, i cili parasheh që të gjobiten ata që lëshojnë erë të keqe në xhami dhe objekte të tjera fetare. Kush i «terrorizon» të tjerët me duhmën e tij, mund të dënohet me një gjobë deri në 800 dollarë apo me 5 muaj burg. Parakusht për këtë është, natyrisht, nënshkrimi i Mbretit Salman ibn Abd al-Aziz. Projektligji ka 45 nene dhe nuk drejtohet vetëm kundër duhmës. Ai parasheh sanksionimin e ekzibicionizmit, muzikën me zë të lartë pranë xhamive, incizimin me telefon mobil të aksindeteve, ekspozimin e rrobave të brendshme.