April 26, 2024

E konfirmon lojtari i Realit: Neymar do transferohet në ‘Bernabeu’

Neymar në të ardhmen do transferohet te Reali i Madridit.

Lajmi çdo ditë bëhet akoma edhe më i besueshëm pasi së fundmi është mbrojtësi i majtë i “Los Blancos” Marcelo i cili beson se Neymar një ditë do transferohet në “Santiago Bernabeu”, shkruan “Goal.com”.

“Mendojë se Neymar një ditë do të luajë për Realin. A do të përshtatej Neymar në Real? Natyrisht që po. Do të ishte shumë mirë për skuadrën nëse ai vjen. Sipas mendimit tim, lojtarët më të mirë duhet të luajnë gjithmonë për këtë skuadër”, tha Marcelo për Esporte Interativo.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com