December 30, 2024

Arsyeja e vizites se komisionerit Avramopulos

Ekspansioni i emigrimit të shqiptarëve është bërë një shqetësim i dorës së parë, për shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e një vizite urgjente në Tiranë, e Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos. Mësohet se qëllimi kryesor i këtij udhëtimi është nënshkrimi i një  marrëveshje, mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen. Komisionieri Avramopulos do të shoqërohet në këtë takim, nga një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi.

Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione të përbashkëta mes dy policive. Gjithashtu parashikohet që policia shqiptare të mbështet nga Frontex, me trajnime dhe logjistikë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com