November 25, 2024

PD: Rama i ka shitur detin Greqisë dhe po bllokon gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Oerd Bylykbashi për projekt-marrëveshjen për ujërat territorial të Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas demokratëve Rama ka shitur hapësirat detare tek fqinjat dhe po mundohet që të bllokojë gjykatën Kushtetuese.

Bylykbashi dyshon se kjo do të quhet reforma e detit duke parashikuar që ngërçi në Kushtetuese është shkaktuar prej shefit të qeverisë Edi Rama.

“Gjykata Kushtetuese peng i shitjes se detit?

Rama i ka shitur territorin e Shqiperise‎ grekeve! Tregtari i kufinjve ka bere marreveshje ne fshehtesi dhe ne shkelje te Kushtetutes. Askush nuk di c’fare interesi tjeter kombetar ka tregtuar per pushtetin e tij.

Gjykata Kushtetuese eshte ne kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anetare, vetem 5 jane sot ne detyre me mandat te plote. Rama po bllokon zevendesimin e vendeve bosh. ‎

A mos valle Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese qe ne kete Rremuje te Drejtesise te beje fakt te kryer shitjen e detit dhe Gjykata te mos e anuloje marreveshjen?‎

P.S.: sa here Rama ben ndonje zullum e quan reforme. Shihni kur ta quaje kete Reforma e Detit. Kesaj radhe ata qe do duartrokasin do te jene ne Athine,” shkruan Bylykbashi në Facebook.

Facebook Comments

MineralHygienics.com