December 30, 2024

Rikthehet dëbora

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bore në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa dita e diel do ketë më pak reshje shiu e bore.

Kështu thuhet në parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11)  lumi Drin, Buna dhe Liqeni I Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 600m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 11

në vendet e ulëta: 7 / 10

në vendet malore: 0 / 4 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.10) pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje, ndërsa nesër (e diel, dt.11) do të fryjë e lehtë deri mesatare.

ImageImage

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com