December 30, 2024

Rama urdhër administratës të bëjë Check up deri më 14 shkurt

Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që deklaron se e gjithë administrata me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor, Check up deri më 14 shkurt.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, ky urdhër bëhet “për të mbushur xhepat me ndrikull Nushin”.

Ja çfarë shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha:

Noriega urdhëron check up të detyruar për të gjithë punonjësit e administratës për të mbushur xhepat me ndrikull Nushin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje Doktor. Sipas urdhrit të Kryeministrit tonë “të nderuar”, brenda datës 14 shkurt e gjithë administrata shtetërore duhet t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor Check up. Në të kundërt do ndëshkohen disiplinarisht deri në largim nga puna”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com