Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i dy prej klubeve më të mëdha britanike: Celtic dhe Manchester United.
Irlandezi Liam Miller, i cili nisi karrierën profesioniste në vitin 2000 me Celtic dhe ka luajtur 21 ndeshje me kombëtaren e Irlandës, vuante nga kanceri në pankreas.
Miller ka luajtur me të rinjtë e Manchester United për 4 vite, përpara se të vazhdonte karrierën me Celtic, Leeds, Sunderland, QPR, Rangers dhe Hibernian, përpara se të mbyllte karrierën në SHBA.