November 23, 2024

Basha: 1747 biznese u mbyllën vetëm në muajin janar

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë publike sot të dhënat zyrtare për ekonominë shqiptare që duket se çdo ditë e më shumë po futet në krizë të rëndë. Sipas Bashës, 1747 biznese janë mbyllur vetëm në muajin janar të vitit 2018.

Ja çfarë shkruan Lulzim Basha në Facebook:

1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më.

Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 për qind krahasuar me një vit më parë.

1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike për krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com