December 29, 2024

“Të dua vetëm ty, jam e jotja”, mami i vajzës mohon se e do 24-vjeçarin, por SMS-të…

Dy gra te cilat nuk mund te quhen zyrtarisht ish-krushka se femijet e tyre nuk kane qene te celebruar, por kane bashkejetuar, u përballen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ në një lidhje telefonike live.

Djali i njërës prej tyre eshte në burg pas denoncimit të ish-bashkëjetueses së tij.

Bëhet fjalë për historinë e Saimir Ahmetit, i cili dy ditë më parë tentoi të arratisej nga tualeti i gjykatës së Gjirokastrës ku do i komunikohej masa e sigurisë pasi ishte denoncuar për përndjekje ndaj 17-vjeçares Bleona Habibit.

Teksa palët akuzonin njëra-tjetrën live, emisioni ka siguruar nga nëna e Saimirit, Vera Ahmeti disa mesazhe dashurie që vajza i kishte dërguar ish-bashkëjetuesit të saj me të cilin kishte jetuar 8 muaj, ku i kërkonte që ai të kthehej nga Greqia dhe të jetonin bashkë.

Por nëna e vajzës, Xhani Habibi ka mohuar kategorikisht të ketë qenë në dijeni të mesazhve, ndërsa shton se vajza nuk e do djalin, gjë që sipas saj e kishte pohuar edhe në gjykatë. Pavarësisht këtij fakti, nëna e vajzës është tërhequr deri diku, ndërsa shton se nëse ata duhen, le të bashkohen dhe se ajo nuk ndërhyn.

Sakaq, nëna e djalit tha se ky i fundit kishte tentuar madje të vriste veten.

“Në 3 janar vajza iku nga shtëpia. Është takuar me djalin, janë përqafuar. Më pas iku në shtëpinë e vet. Në datën 21 janar ai u kthye nga Athina se ajo i kishte shkruar një mesazh; nuk jetoj dot pa ty. Djali më arriti deri në vetëvrasje. Vajzës tënde i kam thënë; mamanë mos e shah”, tha Vera Habibi.

Ndërkohë, ish-krushka, Zhani Habibi tha se ish-dhëndri e kishte dhunuar dhe kërcënuar. “Vajza iku nga shtëpi në 3 janar. Djali vinte dhe gjuante me gurë në tarracë. Më çonte mesazhe kërcënuese Donte që të fliste me çdo kusht me Bleonën.

Nuk jam në dijeni për këto mesazhe. Të lutem, unë të them se nuk e kam ditur për këto mesazhe. Por nëse e do, mund ta mar. Unë nuk ndërhy dot. Vajza ka thënë në gjykata se nuk e donte djalin. Madje ia tha dhe djalit”, theksoi ajo.

Mesazhet e dërguara më 22 janar:

SMS 1: “Të lutem ikim nesër, dua të jem gjithmonë pranë teje Sajushi im ti”
SMS 2: “Unë jam ore Bleona, s’është provokim asnjë se di që unë të flas Sajush, të dua shumë kobar”.
SMS 3: “Të dua vetëm ty, jam vetëm e jotja”

Facebook Comments

MineralHygienics.com