November 23, 2024

Taksa e re e shtëpive, ja sa do të paguajnë banorët e pallateve

Qeveria ka gati projektvendimin me metodologjinë për llogaritjen e taksës së re të shtëpive, që do të zbatohet nga bashkitë. Qeveria ka gati projektvendimin me metodologjinë për llogaritjen e taksës së re të shtëpive, që do të zbatohet nga bashkitë. Shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993 do të paguajnë më pak me taksën e re të pronës, që pritet të hyjë në fuqi nga 1 prilli. Aktualisht, taksa fikse e pronës është e diferencuar, ku për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 paguhet 15 lekë/m2 dhe për ato pas vitit 1993 çmimi është 30 lekë/ m2. Qeveria do të ndjekë të njëjtin diferencim edhe me taksën e re të apartamenteve, që do të jetë 0,05 për qind e vlerës së shtëpive llogaritur mbi çmimet fiskale apo shitblerjen.
DIFERENCIMI

 

Metodologjia e qeverisë përcakton që për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993, të cilat janë privatizuar me çmime simbolike dhe mbi to nuk është kryer asnjë transaksion, çmimi i vlerës të llogaritet sipas çmimeve fiskale të zonës, por duke zbritur vlerën 30 për qind. Ky diferencim në vlerën 30 për qind do të jetë vetëm për apartamentet para 1993 të privatizuara, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion.

Në rast se për një apartament ekzistues është kryer një transaksion, pra shitblerje, nuk do të ketë diferencim dhe taksa do të llogaritet mbi vlerën e transaksionit. “Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr.7652 të vitit 1992 për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar,çmimi për m2 sipërfaqe banimi është 70 për qind e çmimit të banimit, sipas qyteteve, zonave dhe nënzonave”, përcaktohet në dokument.

Formula e qeverisë parashikon që vlera e çmimit të shtëpisë së privatizuar të zbritet në sipërfaqe. Në rast se një qytetar disponon një shtëpi të ndërtuar para 1993 me sipërfaqe 100 m2, vlera do të llogaritet me çmimet fiskale të zonës ku ndodhet apartamenti, por për 70 m2, duke zbritur 30 për qind të sipërfaqes. Në rast se ky apartament është shitur apo është blerë, në këtë rast taksa 0,05 për qind do të llogaritet mbi çmimin e transaksionit, pa diferencim. PANORAMA

Facebook Comments

MineralHygienics.com