December 29, 2024

PD sulmon reformën në drejtësi, Bylykbashi: Emrat e KLGJ e KLP janë nul

Oerd Bylykbashi nga selia e PD, e quan nul procesin e votimit në seancën e të enjtes të anëtarëve për KLGJ dhe KLP. Në një konferencë për mediat, ai tha se nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista.

“Përtej faktit që sa herë do të dilnin kandidatët e Edi Ramës, shorti është i paligjshëm po mbi të gjitha dje nuk ka ndodhur proces votimi në Parlamentin shqiptar. Kushtetuta kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të votojë me 94 vota dhe nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv për listën, që do të thotë lista rrëzohet, në raundin e tretë listat të dala nga shorti quhen të emëruara. Dje nuk ka ndodhur proces votimi, nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista. Procesi i votimit në Parlament është nul, për një fakt të thjeshtë kushtetues, neni 78 i Kushtetutës përcakton, Kuvendi vendos me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmë të të gjithë anëtarëve të tij përveç rasteve kur kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar. në rastin konkret parashikohen 94 vota. Kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e v otimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara për miratimin enjë akti të caktuar, duke qenë se në sallë dje ishin 73 deputetë dhe kërkoheshin 94 prezent, procesi i votimit është nul”, tha Bylykbashi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com