April 24, 2024

Ja sa pagoi skuadra spanjolle për të marrë Sadikun

Aventura për Sadikun në Poloni zgjati pak dhe bomberi i Kombëtares nuk pati mjaftueshëm hapësirë dhe besim që të tregonte vlerat e tij. Mirëpo, mediat polake raportojnë shpeshherë se shqiptari ishte i mbivlerësuar dhe se ai nuk vlente për aq sa paguhej.

Portali “Sport” në Poloni ka bërë një renditje të disa prej transferimeve të dimrit nga kampionati polak drejt vendeve të tjera. Mes tyre është edhe kalimi i Sadikut në La Liga te skuadra e Levantes.

Mirëpo, ajo që bie në sy, është shifra e transferimit, pasi kjo media raporton se shqiptari ka kushtuar 1.5 milionë euro, ndërsa deri më tani në Spanjë është raportuar për rreth 1 milion euro.

KOMENTI – “Ai supozohej të ishte një yll i madh, por nuk e tregoi të gjithë potencialin që kishte. Sadiku nuk ishte i lumtur me situatën e tij te Legia dhe vendosi të transferohej në La Liga.

Transferim prej 1.5 milionë eurosh për Legian, si dhe një kontratë e mirë për vetë lojtarin, gjë që i bëri të gjithë të lumtur.

Fansat në Varshavë nuk do ta ndiejnë mungesën e tij, pasi afrimet e bëra do ta rikuperojnë largimin e shqiptarit. Sadiku ka luajtur 17 ndeshje në kampionatin polak, duke shënuar dy gola dhe asistuar katër herë”, ishte shpjegimi i sajtit për shqiptarin.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com