Deputeti socialist Eduart Shalsi është zënë ngushtë gjatë debatit në Opinion kur është pyetur se ku është ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
“Rama kur e pa që qau këtu, tha imagjino çfarë do të bëjë ky kur të shkoj para prokurorëve. Nuk i dhimbset Saimiri, i dhimset Ramës koka e vet.
Ramën nuk e trembi kërcënimi i Tahirit s’ke parë gjë akoma, e trembi e qara e Saimirit këtu. Rama u tremb se mendoi se carë do bëntë Tahri kur të shkonte në Prokurori.
Nuk ka idiot që ta besoj që ajo që ndodhi me drogë është krejt e Saimir Tahirit dhe Rama është i pafajshëm, nuk e beson njeri.
Ku e keni Samirin, pse nuk po hetohet më”, iu drejtua Edi Paloka, deputetit të PS-së Eduard Shalsi.
“Në shtëpi është ku do jetë, po hetohet”, iu përgjigj Shalsi.
Ndërsa duke u ndalur te arrestimi i zyrtarëve, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha vuri në dukje arrestimin ish drejtorit të ARSH-së, Dashamir Xhikës.
“Nëse Dashamir Xhikën e ke në burg, një politikan e ke në shtëpi zotëri”, iu drejtua Gjosha, Shalsit.