Prej muajsh përflitet se martesa mes çiftit të famshëm nuk po shkon siç duhet ndërkohë që një pjesë e mirë e spanjollëve flasin kundra tij.
Së fundmi gjatë një ndeshjeje në Spanjë, një banderolë ku shkruan “Shakira është e të gjithëve” ka ofenduar futbollistin.
Shefi ekzekutiv i klubit Katalanas, Joan Collet ka kërkuar ndjesë ku është shprehur se klubi nuk e dinte se një banerolë e tillë ishte lejuar në stadium. Zakonisht të gjithë tifozët konsultohen me klubin për këngët dhe banderolat që sjellin në stadium ndërkohë që me këtë veprim u ndjenë të tradhëtuar.
Ai ka përfunduar deklaratën e tij duke thënë se këta tifozë janë penalizuar dhe nuk do të mund të ndjekin më skuadrën e tyre.