Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, është përfshirë në një aksident trafiku sot te Fakulteti Teknik në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit me një nga autobusët e trafikut urban Ismaili ka gërvishtur veturën
Gazeta Metro ka kontaktuar deputetin Ismaili, i cili e ka konfirmuar aksidentin, por ka thënë se ka pasur vetëm një gërvishtje të veturës.
“Veç më është grrithë vetura. Tani jam në Polici”, ka konfirmuar deputeti Ismaili.