November 25, 2024

Saimir Tahirit i hiqet edhe kjo kompetencë nga Kuvendi

Saimir Tahiri përjashtohet nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin, i cili mblidhet në Tiranë në fillim të javës së ardhshme.

Vendimi u bë publik në fillim të seancës plenare, kur Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që Saimir Tahiri të mos jetë pjesë e delegacionit të palës shqiptare, sepse “prezenca e tij në Komision me eurodeputetet të hënën dhe të martën dëmton reputacionin e Shqipërisë”.

Deri sot paradite i Saimir Tahiri figuronte si përfaqësues i Partisë Socialiste për Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, por Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi siguroi se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Komisionit që diskuton me parlamentin Europian ecurinë e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com