Edi Ramës në Kuvend:
S’e duam ne Turqinë, thoni, këta jeni ju kur ju zgjoheni e hapi pilaf me groshë.
Ti Sali, bashkë me artistin, mikun tim, Lulzim, e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje antikushtetuese, që në gjuhën popullore quhet “tradhti ndaj atdheut për cenim territorial” dhe sot jeni gati ta nxirrni detin rrugëve, që të bëhet ç’të bëhet vetëm të na nxjerrë matanë asaj grope të ndëshkimit të drejtësisë që ju nuk keni më asnjë shans ta ndaloni.
Çfarë të flas për ju? Ne nuk jemi naivë. Ti Sali je i ditur dhe i djallëzuar, por je i trembur. Këtu ka shumë që tremben dhe nga ata që s’kanë arsye, pro frika juaj po i tërheq zvarrë rrugë e pa rrugë. Nisemi sot e të shohim çfarë do të ndodhë nesër.
Ulërini këtu për Amerikën njësoj si ata kalamajtë e filmit me luftë: “O Guri, hajde se po na rrahin’. E Guri po ju dëgjon andejmatanë që t’ju mbrojë juve nga ajo që Guri po ndërton këtu bashkë me partnerët europianë dhe me drurin e ligjit në kokën e të gjithë atyre që kanë kusure këtij populli për t’ia kthyer. Ju vazhdoni bërtisni “Guri, o Guri, hajde se po na rrahin, po nuk e keni me ne. S’kemi ne faj që po ju thyhen arrat që ju kujtuan se do t’i mbanit gjithmonë në thesin tuaj.
Nuk e gjen dot në Jeruzalem shpëtimin, Sali. Nuk po ua shembim ne strehën këtu në Shqipëri sepse në këtë betejë nuk jemi vetëm.
Sot këtu nuk flitet për Jeruzalemin por votohet për KLGJ-në dhe KLP-në! A mund ta themi këtë pse silleni tre herë rresht në komisionin e ligjit, tamam si ata, “me temperaturë”…. por krenarë! “Me temperaturë”… por kryelartë?! Hajde pra, sot votohet KLGJ e KLP. Ju nuk doni këto, ju doni atë që nuk ua jep as Jeruzalemi as atë që dukeni këtu sikur keni dalë nga kampet e internetit dhe përfaqësoni Holokaustn…Votno KLP e KLGj dhe bëhuni bashkë me ne për reformën në drejtësi. Ju nuk keni si votoni sepse nuk mund të votoni em duart tuaja vazhdimin e një procesi që mund t’ua lidhë duart në fund. Keni bërë shumë Sali, keni mbuluar shumë…Bërtistni ju, hidheni përpjetë ose nuk hidheni, KLP e KLGJ do të ngrihen sot. Sot mbaron filmi me googla;l ne do të votojmë, ju do ët votoni dhe ata që kanë dalë nga googlat do të jenë organet e reja të KLP e KLGJ-së.