November 25, 2024

Ato qe nuk keni parë sot nga Kuvendi

Parlamenti sot ka hasur debate nga me te ndryshme gjate seances.

E para që doli në interpelancë ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila nuk kishte asnjë argument se si të mbronte urdhrin e firmosur nga ajo, për ekstradimin e Nazer Seitaj.

Më pas doli edhe Ditmir Bushati, i cili me duar e këmbë kërkonte të mbronte votën kundër SHBA-së që Shqipëria dha në OKB. Këto ishin vetëm ato pak që keni parë live në ekranet tuaja.

Por ato që nuk i keni parë në ekrane i keni në fotot e mëposhtme. Që nga Edi Rama që nuk lë asnjë rast pa provokuar, duke vendosur edhe yllin e kuq, si për të treguar prejardhjen e tij komuniste, edhe deri tek kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi që është i përqendruar në letrat që ka para.

Facebook Comments

MineralHygienics.com