këngëtari Art Abazi nuk është shumë aktiv në skenën muzikore shqipe, edhe pse këngët e tij janë një kontribut në artin shqiptar, për shkak të stilit unik që ka.
E siç duket, Arti është zgjuar nga ‘gjumi dimëror’ dhe po përgatit këngën e re.
Fjala është për projektin e shkruar nga vet ai, me producim nga Gent Myftaraj dhe me klip nga Imagine.
Kënga pritet të lansohet në muajin tjetër dhe do ta sjell Artin më ndryshe se herëve të tjera.