December 28, 2024

Strategjia për Ballkanin, salla e PE bosh gjatë fjalës së Hahn

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësinë e mirë Johannes Hahn ka publikuar një foto në Twitter e cila përcjell një mesazh të fuqishëm. Fotoja është shkrepur momentin kur komisioneri nis prezantimin e Strategjisë për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Europian.

E gjithë salla ku duhet të uleshin euro-deputetët është bosh që do të thotë se tema e zgjerimit të BE-s nuk është prioritare për ta. Fjalën e Hahn e kanë ndjekur vetëm 8 Eurodeputetë nga 751 që ka ky parlament.

hahn

(Salla e Parlamentit Europian bosh gjatë fjalës së Hahn)

Komisioneri Hahn foton e shoqëron me këtë koment: “Mbyllim debatin konstruktiv për Ballkanin Perëndimor. Roli strategjik i rajonit është i qartë. 2025 është një indikator. Nuk është një datë e fiksuar. Duhet të jetë motivuese. Por nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë detyrat e shtëpisë nuk ka për të ndodhur. E fundit por jo e fundit nga rëndësia. Në të gjithë duhet tija komunikojmë këtë qytetarëve të BE-së“.

Facebook Comments

MineralHygienics.com