Një kamera ka regjistruar momentin kur një qen i familjes i vë zjarrin aksidentalisht shtëpisë.
Departamenti i zjarrit i Southwick në Massachusetts, SHBA, bëri publike pamjet nga sistemi i vëzhgimit të shtëpisë si një paralajmërim për publikun që të jenë më të kujdesshëm.
Krahas videos, departamenti tha se një nga qentë e familjes kishte ndezur një sobë me gaz, ndërsa po përpiqej të kapte petullat që ishin lënë mbi sobë.
Por ndërkohë që po përpiqej të arrinte ushqimin, qeni shtypi butonin e sobës me gaz.
Brenda pak minutash, pamjet tregojnë se ushqimi në sobë fillon të digjet. Tymi mbulon shtëpinë ndërsa zjarri bëhet gjithnjë e më i madh.
Megjithatë, departamenti tha se shtëpia kishte një sistem alarmi të monitoruar, që do të thotë se ekipet e zjarrit ishin në gjendje të thirreshin duke parandaluar djegien e shtëpisë.