April 26, 2024

Ivanka Trump drejt Koresë së Jugut për Lojërat Olimpike

Ivanka Trump pritet të shkojë në Korenë e Jugut për ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike 2018, njofton BBC.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi për BBC se vajza e parë do të drejtojë delegacionin amerikan për Pyeonggchang. Ajo gjithashtu do të ndjekë disa nga ngjarjet sportive të ceremonisë përmbyllëse.

Ndërkohë, Zv.Presidenti Mike Pence tha se ai nuk i përjashton bisedimet me zyrtarët e Koresë së Veriut kur të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore këtë javë.

“Unë nuk kam kërkuar takim, por do të shohim se çfarë do të ndodhë,” u tha ai reportëve në Alaska të hënën gjatë një ndalese për udhëtimin nga Japonia për në Korenë e Jugut.

Zonja Trump e shprehu muajin e kaluar në Twitter entuziazmin e saj në lidhje me Lojërat Olimpike që fillojë në Korenë e Jugut në 8 shkurt.

Facebook Comments

MineralHygienics.com