Pak minuta para fillimit të Asamblesë zgjedhore, presidenti Armand Duka, është ulur në bar-in e resortit për të konsumuar kafen e mëngjesit.
Pas largimit të Dukës, në tavolinën e Gjicit mbërrin administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. “Nuk firmosja pa ardhur ti”, ishte batuta e vlonjatit, drejtuar Gjicit.
Gjithashtu në ambientet e hotelit kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s.