December 28, 2024

Bosnja si tranzit për në vendet e BE, operacion i madh policor kundër azilkërkuesve

Në aksionin e quajtur “Albatros”, që është zhvilluar në Bosnje e Hecergovinë që nga orët e hershme të mëngjesit, 16 persona janë arrestuar, të dyshuar se kanë futur kontrabandë në Bosnjë për në territorin e Kroacisë dhe pastaj në vendet e BE-së, një numër të madh të qytetarëve serbë nga Kosova, të cilët nuk kanë dokumente të vlefshme udhëtimi.

Personat nën hetime në këtë rast akuzohen për veprën penale të organizimit të një grupi për kryerjen e veprës penale të “kontrabandimit të migrantëve”, sipas gazetës metro.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e Shërbimit për Çështjet e të Huajve të Bosnje Hercegovinës, kryen kontrollin e tetë godinave, të cilat dyshoheshin se përdoreshin për strehimin e emigrantëve të paligjshëm.

Veprimi u krye me urdhër të prokurorit nga Departamenti i Veçantë për Krimin e Organizuar, Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin dhe dhjetëra policë nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) kanë marrë pjesë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com