December 28, 2024

Vonohet zbritja e kryeministrit malazez në Prishtinë, shkak mjegulla në aeroport

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic, është pritur që të arrijë në orën 8:00 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mirëpo mjegulla që ka pushtuar vendin ka bërë që të vonohet ardhja e tij, raporton KTV.

Sipas gazetarit të Grupit Koha, ardhja e tij është shtyrë për dy orë.

Ai do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Markovic do të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit ku do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa pas takimit, do të mbajnë një konferencë për media. Pas takimit me Haradinajn, kryeministri malazez do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryeministri malazez këtë vizitë do ta zhvillojë në kohën kur liderët politikë janë duke shqyrtuar mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com