December 28, 2024

The Economist: Nëse BE dështon, vendet e Ballkanit do gjejnë miq të tjerë tek …

Komisioni Europian nis sot muajin e politikave intensive për të ardhmen e grupit që përbëhet nga Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

The Economist në edicionin e sotëm shkruan se një dokument strategjik synon të ringjallë proceset e tyre të pranimit në BE, përgjithësisht të bllokuar.

Jean-Claude Juncker, kryetari i komisionit evropian, do t’i vizitojë këto vende.

Në maj, udhëheqësit e rajonit do të takohen me liderë nga të gjitha vendet e BE, që do të ndiqet nga një samit në Londër në korrik.

Megjithatë, sa i përket reformave të domosdoshme për pranimin, vendet kanë mbetur vendnumëro.

Në Ballkan tani shumë besojnë se kurrë nuk do të bashkohen, shumë armiqësi i presin ata në BE.

Komisioni shpreson se gjithë ky aktivitet do të rinovojë procesin. Nëse jo, rajoni nuk do të dështojë për të gjetur miq.

Rusia, Turqia, Kina, Arabët e Gjirit dhe islamikët radikalë kanë të gjitha interesat e tyre dhe për vite me radhë kanë investuar në çdo gjë, nga pasuria në zemrat dhe mendjet.

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com