December 28, 2024

E shkarkoi Rama, Gjykata dëmshpërblen me 10 rroga mujore ish-kreun e Hipotekës Korçë

Gjykata e Korçës ka dëmshpërblyer ish-kreun e hipotekës në Korçë i cili u shkarkua nga detyra një vit më parë nga me urdher nga kryeministri Rama.

Ish-regjistruesi i Korçës Klajdi Terova refuzoi kërkesen e kryeministrit, duke paditur Ministrinë e Drejtësisë për pushim të paligjshëm nga puna.

 “Dorëheqja nuk paraqet vullnetin tim të lire, nuk e gjej veten tek akuzat e kryeministrit. I kërkoj gjykatës dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga puna”, ka thene ish-drejtori.Gjykata e Korçës pranoi argumentat e Terovës, duke caktuar si mase demshperblimi per pushimin nga puna 10 rroga mujore me vlerë mbi 1 mln lekë të reja.

Ish-regjistruesi Klajdi Terova u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik me regjistruesit e vendit.

Rama iu kërkoi të gjithë regjistruesve dorëheqjen për shkak të cënimit të interesave të qytetarëve. Terova paraqiti dorëheqjen një ditë pas takimit me kryeministrin.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga KLSH dhe një grup i Ministrisë së Drejtësisë, ndaj Terovës u mor masa e shkarkimit nga detyra.

Raporti i KLSH konkludonte se Hipoteka e Korçës i kishte shkaktuar 40 mln lekë dëm buxhetit të shtetit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com