Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, tha se sot është e rëndë të flasësh për reformën në drejtësi, teksa sipas saj po bëhen arrestime politike për të thënë se kjo reformë po zbatohet.
“Nuk e di çfarë duhet flasim për kandidaturat e KLP-së dhe KLGJ-së, ku ka pasur me qindra problematika, ku u përballëm me retorika të ashpra edhe me OMN-në që ne e zgjodhëm si garant. Mos të dalim tek arrestimet politike për të thënë se po zbatohet reforma në drejtësi” -tha Gjosha.
“Shqipëria sot është në luftë me vetveten për të pasur një shtet të së drejtës, një shtet të së drejtës ku besojnë shqiptarët. Është shumë e rëndë të flasësh për implementimin e reformës në drejtësi, që sot për mua është totalisht e bllokuar.Ne vazhdojmë të kemi raporte ndërkombëtare ku flitet për grupet kriminale të shpërndara në të gjithë Evropën. Kam qenë vetë 4 vjet dhe kam koordinuar këtë proces. Në qoftë se nuk pranojmë realitetin, nuk e luftojmë dot”, shtoi Gjosha.