November 23, 2024

Botërori 2022, si po kontribuojnë mijëra shqiptarë në ngritjen e stadiumeve në Katar

Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ibrahim Hashim al Sada në një intervistë tha se janë mijëra shqiptarë që po punojnë në Katar në ndërtimin e stadiumeve të reja për Botërorin 2022.

Në bashkëbisedimin me gazetarin Arbër Hitaj në emisionin “Passport” në Scan.tv ai evidentoi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa thekson vullnetin për të forcuar dhe më tej bashkëpunimin.

“Ekziston dhe një Marrëveshje e Përbashkët Bashkëpunimi midis dy vendeve për punësimin e shqiptarëve në shtetin e Katarit. Në fakt, nuk ka statistika zyrtare për numrin e punëtorëve shqiptarë në Katar për shkak se disa hyjnë e të tjerë dalin sipas vëllimit të punimeve, por në total numri i tyre i kalon disa mijëra.

Shqiptarët në Katar punojnë në shumë fusha dhe jo vetëm në ndërtim. Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorët e shërbimit, si hoteleri etj” ka zbuluar Hashim në intervistën e tij.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com