“Sot me fermerët e Divjakës, – tregon basha në Fb. – Prodhimi ju ka mbetur pa shitur edhe pse çmimet kanë rënë sa gjysma e kostos. Zero subvencione, taksat dhe gjobat, çmimi i naftës, konkurenca nga importet e subvencionuara po e rrënojnë fermerin shqiptar. Dëshpërimi i tyre është kthyer në revoltë sepse Edi Rama në vend të zgjidhjeve të premtuara, i tall dhe i fyen. Na kanë në krah në betejën për t’i dhënë fund padrejtësive dhe pushtetit të korruptuar që ju ka futur thikën në palcë.