December 23, 2024

Zbulim i ri pranë piramidës Giza

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar varrin 4000 vjeçar në afërsi të piramidave të famshme në Giza, në jug të Kajros, thanë zyrtarët.

Ai u zbulua derisa po zgjerohej një hotel. “Në varrin masiv ndodhen mbi 20 skelete të  priftërinjve nga koha e faraonit të dinastisë së pestë”, tha ministri egjiptian i Antikiteteve Khaled al Enanit.

Varri ndodhet në perëndim të piramidës Keops dhe është ndërtuar nga tulla të përbërë nga balta dhe përmban etiketa të rralla.

Në muajt e fundit, Egjipti ka njoftuar për një seri të zbulimeve arkeologjike, duke përfshirë disa varre në Luksor, qytetin jugor. Në mars të vitit të kaluar në Kajro është gjetur një statujë gjigante, e cila mendohet se i takon dinastisë së 26-të të mbretit Psamtik.

Egjipti po përpiqet të ringjallë turizmin, burimin kryesor të të ardhurave të qeverisë. Kjo industri në Egjipt u godit rëndë pas kryengritjes së vitit 2011 kundër diktatorit egjiptian Hosni Mubarak dhe trazirat që pasuan.

Facebook Comments

MineralHygienics.com