December 23, 2024

“Viber” njeh kodin +383 të Kosovës

Kodi zyrtar telefonik i Kosovës (+383), tashmë ka filluar të hyjë në funksion në disa nga aplikacionet moblie. Së fundmi një njohje të kodit shtetëror të Kosovës e ka bërë edhe aplikacioni Viber.

Nga sot e tutje, të gjithë ata që ma parë kanë shfrytëzuar kodet e shteteve tjera si atë të Serbisë (+381), Sllovenisë (+386) dhe Monakos (+377) nga operatorët mobilë dhe telefonat fiks, tashmë nuk kanë nevojë ta bëjnë një gjë të tillë.

Pra tashmë mund të përdorni +383 në vend të +377 apo +386 dhe të realizoni thirrjet në numrin e caktuar.

Kosova kishte marrë kodin telefonik +383 në dhjetor të 2016, pas arritjes së një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com