Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama të tërhiqet urgjentisht nga detyrimi që po i bën mjekëve që të punojnë për konçensionin e check up-it të Vilma Nushit ose në të kundërt, do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar kontratën e paligjshme që iu është vënë atyre përpara.
Deputeti Bardh Spahia deklaroi sot se “Kryeministri ka vendosur të gjithë sistemin e shëndetësisë në funksion të koncensionit korruptiv të Chech Up-it. Tani, për miken dhe klienten e tij Vilma Nushi, do të punojë i gjithë personeli në qendrat shëndetësore, i detyruar me një kontratë të paligjshme. Bëhet fjalë për detyrim kërcënimin që iu është shtuar në kontratat e punës, mjekëve për të informuar dhe sjellë me detyrim, popullsinë në qendrat ambulatore për të kryer chech up-in.
Partia Demorkatike i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të tërheqë kontratën që i detyron mjekët të punojnë për koncensionin e dështuar dhe korruptiv të Edi Ramës. Nëse kësaj kontrate i shkohet deri në fund, ne do të ndjekim rrugën ligjore për të vendosur para drejtësisë, shërbëtorët e oligarkëve, miqve të Edi Ramës.
Sipas Spahisë, vetëm 27% e popullatës e ka kryer Check up-in, por Nushi është paguar me 6 milionë USD dhe me detyrimin e mjekëve për të sjellë popullatën për check up do të rritet edhe kërkesa e Nushit për shtimin e fondit.