December 27, 2024

Masakrohet me thikë i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar është qëlluar disa herë me thikë pas një sherri mes disa personave ne Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 në Reggio Emilia të Italisë. Sipas mediave lokale, shqiptari i plagosur është 22 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk dihet.

Ishin miqtë e tij që njoftuan ambulancën. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia ka marrë dëshminë e shokëve të 22-vjeçarit, të cilët shpjeguan se i riu u qëllua gjatë një sherri mes disa personave.

Hetimet janë duke vazhduar për të arrestuar autorët dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Facebook Comments

MineralHygienics.com