November 23, 2024

Basha me deputetët: Të enjten, interpelanca me Gjonajn të jetë ……

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar. Në mbledhje me ta, Basha është shprehur se ‘mazhoranca është në panik, pas gjithë këtyre skandaleve’.

Duke folur para deputetëve, Basha kërkoi që seanca e ditës së enjte të mos jetë si gjithë të tjerat, por të jetë e fortë dhe të nxirret në pah kapja e institucioneve nga Rama për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe të tjerë ministra e politikanë.

‘Interpelanca me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjoni, do jetë një seancë e fortë kundër kapjes së çdo institucioni, për ti shërbyer mbrojtjes së Tahirit, të krimit, të ministrave të korruptuar’, thanë burimet nga selia e PD-së.

“Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk ka kufi. Syri, veshi, shpirti dhe zemra e qytetarëve duhet të jemi ne. Asgjë nuk do të jetë normale në seancë”, është shprehur kreu i PD-së para deputetëve.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com