Policia ka arrestuar autorin e dëmtimit të zyrave dhe ambienteve të brendshme të bashkisë në datë 26 janar.
Ai është E.S. 15 vjeç, banues në Pogradec, me precedent penal, pasi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.
15 vjeçari natën e 26 janarit u fut në ambientet e bashkisë duke dëmtuar disa dyer, por sipas policisë, rezulton se nuk është vjedhur gjë.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.