June 8, 2026

Ja me ke takohet Angelina Jolie/FOTO

Angelina Jolie është fotografuar e buzëqeshur mëngjesin e së martës në Paris të Francës, duke i përshëndetur fotografët pas daljes nga hoteli Meurice.

Aktorja 42-vjeçare kishte shkuar në pallatin Elysee për t’u takuar me Zonjën e Parë të këtij shteti, Brigitte Macron, me kërkesë të aktores, për të folur rreth refugjatëve sirianë, të cilët i takoi gjatë udhëtimit të saj në Jordani.

Angelina po ashtu do të pritet në zyrën qendrore të NATO-s në Bruksel për ta mbrojtur edhe një herë kauzën e refugjatëve.

 

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com