December 27, 2024

Basha akuzon Lubonjën: Paske shteruar fare!

Lideri i opozitës Lulzim Basha sot në studion e emisionit “Studio e Hapur” ka replikuar dhe debatuar me analistin Fatos Lubonja, ne lidhje me qendrimin e Lulzim Bashes dhe PD per aferat e Qeverise dhe se a jane bashke apo jo opozita dhe mazhoranca. Por ai eshte kapur keq me analistin duke e akuzuar se ai ka shteruar dhe se …flet kot…

DEBATI PJESA 3

Basha: Po turp more që vjen këtu dhe bën zhurmuesin e opozitës, asnjë gjë nuk the dy orë sulmove opozitën

Lubonja: Se ka ndërtuar sistemin Edi Rama, sistemin bashkë e keni ndërtuar

Basha: Kam qenë përballë tij unë, edhe me ndihmën tënde e ka ndërtuar 11 vjet ka ndenjur, 11 vjet ska bërë plan urbanistik

Lubonja: Ca plani ndërtoni cfarë të doni

 

Basha: Cfarë plani, gënjen, mashtron të të vijë turp, paske ardhur këtu të bësh nihilistin

 

Lubonja: Pse ore ti do më thuash ti mua cfare të them, të të bëj militantin unë ty?

 

Basha: Mos fol me gënjeshtra me mashtrime

 

Lubonja: Oligarkun e Vlorës nuk e përmende

 

Basha: Nuk është oligark ai e ka ndërtuar pasurinës nga 0 në Itali, do ti ekzekutosh të pasurit ti, ti je marksist unë s’jam marksist

 

Lubonja: Edhe në Evropë janë të ndara partitë

 

Basha: Nëse ka bërë afera ai ma thuaj se ia tregoj unë vendin.

Facebook Comments

MineralHygienics.com